Në Malishevë drejtori i arsimit punëson djalin pa diplomë

22:25 | 29 Gusht 2016
Arbresh.info

Pozita e tij si Shef i Drejtorisë së arsimit në Malishevë ka bërë që të ketë ndikim edhe në stafin e shkollës Imer Krasniqi në fshatin Carrallukë.

Halim Hoti nuk shkoi më larg se në familjen e tij kur përzgjodhi mësimdhënësin e gjuhës angleze.

Mirëpo edhe pse është i punësuar qe 3 vite në këtë shkollë, Edon Hoti punën e arsimtarit e kryen pa diplomë Universitare.

E këtë babai i tij e arsyeton se nuk kishte kuadro të kualifikuar.

Bile shefi i Arsimit në Malishevë ka arsye edhe pse nuk u shpall konkursi këtë vit, për vendin e punës që mbanë djali i tij.

Klan Kosova provoi të kontaktojë edhe mësimdhënësin e gjuhës angleze, djalin e Halim Hotit, por ai nuk ishte as në shtëpi e as në shkollë.

Me e pa diplomë Edon Hoti, është në listën e mësimdhënësve që marrin paga nga Buxheti i Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme