Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se pas analizave, kërkesave e nevojave që janë bërë shumë shpejt ministria e Arsimit do të dalë me hapë konkret për ndërtimin e objekteve të reja shkollore në Kosovë si dhe aneks objekteve si salla sporti të cilat janë të nevojshme në tërë vendin.
Ai ka thënë se për këtë janë duke punuar që të kenë informata edhe për punën e aspektin kostos buxhetore.
“Në Kosovë duhet të ndërtohen si objekte shkollore në tërë Kosovën 142 objekte të reja shkollore që duhet të ndërtohen dhe diku 85 anekse shtesë. këto janë të përgjithshme e kemi për secilën komunë të veçantë.
Sipas tij kryeqyteti Prishtina ka nevojë për më së shumti shkolla që mësimi të zhvillohet tërë ditor.
“Në Prishtinë ka nevojë edhe për 24 shkolla të reja për të pasur mësim tërë ditor” ka deklaruar Bytyqi në emisionin “Përballje”.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...