Pas vendimit të Qeverisë për pezullim të aktiviteteve edukativo-arsimore si rezultat i paraqitjes së pandemisë COVID-19, Drejtoria Komunale e Arsimit ka vazhduar kontaktet me drejtorët e shkollave dhe stafin e tyre për përcaktimin e formave më të përshtatshme të komunikimit, si dhe konsultimit ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve.
Një hap tutje sot ka bërë Gjimnazi “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, që përmes programit Zoom Meeting kanë krijuar një platformë për komunikim online, me ç’ rast do shfrytëzohet për zhvillim të mësimit elektronik (e-mësimit) ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës.
Drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, tha se pavarësisht mundësisë së ofruar nga MASHT-i për mësim online për nxënësit e ciklit klasor, DKA-ja dhe Gjimnazi “Frang Bardhi” nga kontaktet e vazhdueshme kanë arritur që këtë platformë të fillojnë së aplikuar edhe në nivelin e mesëm të lartë, pra për nxënësit e kësaj shkolle.
“Siç e dimë, tashmë kemi hyrë në javën e dytë të zbatimit të Vendimit të Qeverisë për pezullim të aktiviteteve edukativo-arsimore në objektet shkollore. Përballë kësaj gjendje e cila ende nuk ka treguar afat të qartë të përfundimit, sigurisht ne si DKA në bashkëpunim me drejtorët e shkollave kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për të gjetur mënyrat dhe metodat se si të veprojmë në distancë me fëmijët/nxënësit tanë, duke synuar ta zbehim sa do pak monotonin e izolimit të tyre, dhe të mbajmë në ritëm po aq sa mundemi procesin edukativo-arsimor”, tha drejtori Jashari.
Aplikimi i kësaj platforme për komunikim online ka filluar të zbatohet qysh sot nga mësimdhënësit dhe nxënësit, ka konfirmuar drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Zybejde Gogoli Latifi.
“Në konsultim paraprak me Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit kemi aktivizuar kryetarët e aktiveve që së bashku të gjejmë një platformë online të duhur për qasje të përshtatshme nga mësimdhënësit dhe nxënësit, me synim që aq sa mundemi të vazhdojmë ekzekutimin e plan programit mësimor në këtë gjendje emergjente”, potencoi drejtoresha Gogoli Latifi.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë siguron që krahas mundësive që ka ofruar MASHT-i, do vazhdoj t’i inkurajoj edhe shkollat tjera që brenda mundësive që i posedojnë ta mbajnë ritmin e kontakteve dhe këshillimeve me prindërit dhe nxënësit tanë
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi