Google ADS

Në Gjilan, nis ndërtimi i çerdhes më të madhe dhe më moderne

15:40 | 8 Qershor 2016
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë më nënkryetarin dhe drejtorët e drejtorive Komunale, kanë vizituar punimet të cilat kanë nisur në ndërtimin e çerdhes moderne dhe më të madhes në Gjilan.

Gjatë vizitës në këtë projekt, i cili, është bashkëfinancim me Qeverinë Amerikane, përmes USAID-it, Haziri ka thënë se Gjilani dhe veçanërisht kjo lagje do të ketë një projekt të madh e modern, sikur që do të ketë edhe investime të tjera në këtë hapësirë.

“Kjo do të jetë çerdhe moderne dhe me të gjitha kushtet, falë edhe mbështetjes së Qeverisë Amerikane, e cila e ka zgjedhur Gjilanin për këtë investim falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore, por edhe transparencës dhe kritereve të tjera, që qeveria e SHBA-ve dhe USAID, i ka parashtruar për Komunën” ka thënë kryetari Haziri, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij,  ky projekt do të kryhet në vjeshtë të këtij viti  dhe do të hapet për fëmijë, kurse, vlera e ndërtimit është 400 mijë euro, që financohet në raportin 50 me 50 për qind, me qeverinë Amerikane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme