Google ADS

Në Degën e Gazetarisë, provimi mbahet pa telefona

13:00 | 17 Korrik 2016
Arbresh.info

Asnjë student që ka hyrë në provim nuk është lejuar të ketë në pronësi telefonin derisa nuk përfundon procesi i testimit. Kështu ka ndodhur edhe në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Secili student para se të hyjë në provim e ka dorëzuar telefonin në tavolinën e parë të sallës. Në telefon i është vendosur një letër në të cilën e ka shkruar emrin në mënyrë që t’i ruhet telefoni.

Kjo është mënyra që është përzgjedhur për të mos lejuar përdorimin e telefonave gjatë procesit të provimit pranues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Edhe sot është duke vazhduar provimi pranues në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës derisa një ditë më parë ka përfunduar provimi në disa drejtime tjera

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme