Sonte ka dalë lista e studentëve të cilët janë pranuar në nivelin master, në kuadër të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Në listën e studentëve të papranuar figuron një student me notën mesatarë 10 që kryeson listën e “zezë”, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, ajo që me të vërtetë të lë pa fjalë këtu është, se në listën e studentëve të pranuar ka student me notë mesatare 6.8.
Këto rezultate me të publikuar kanë ngjallur reagime nga me të ndryshme, disa prej komentuesve kanë thënë se kjo, “tregon qartë punën e notave në Fakultetin Ekonomik”, por nuk kanë munguar as fyerjet, “turp për studentët me nota mesatare më të lartë se 9, që nuk kanë mundur të pranohen”.
Ndërkaq, janë kritikuar ashpër edhe profesorët e UP-së, ku sipas komentuesve e kanë degraduar arsimin në UP dhe japin nota si “karramela për Bajram”.
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur