Rreth 33 mijë maturantë në nivel të Kosovës, të shtunën do t’i nënshtrohen provimit Shtetëror të Maturës.
Azem Guri, kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, ka thënë se edhe këtë vit maturantët që zihen duke kopjuar apo duke përdorur telefonin celular do të sanksionohen.
“Fillimisht administruesi do t’i njoftojë maturantët se janë të obliguar që telefonat t’i vendosin në tavolinë në hyrje të dhomës së mësimit. Në momentin që administruesi e heton se ka një telefon celular automatikisht do të largohet nga provimi pranues dhe ndaj atij maturanti do të ketë masa duke mos iu nënshtruar provimit të maturës”, deklaroi Guri.
Zyrtari i MASHT-it tha se një bashkëpunim i tillë ndihmon procesin e provimit të maturës.
“Ne për të qenë sa më transparentë në këtë proces kemi bërë një marrëveshje bashkëpunimi me Kallxo. com Ne mendojmë që do na ndihmojë shumë duke e përcjellë procesin e Provimit të Maturës Shtetërore duke raportuar nga terreni në mënyrë që ky proces të jetë më i hapur dhe transparent”, tregoi Guri.
Në bazë të marrëveshjes, Kallxo. com do të angazhohet në terren për monitorimin dhe hulumtimin e mbarëvajtjes së provimit të maturës shtetërore, duke synuar në këtë mënyrë nxjerrjen në pah të parregullsive dhe abuzimeve, si dhe për të garantuar transparencë më të larë.
Ai tha se përveç Kallxo. com në këtë proces janë të përfshirë edhe Komisioni Parlamentar i Arsimit dhe disa organizata të tjera.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja