Ndërtohet shkolla e re e mesme në fshatin Llabjan

07:12 | 3 Shkurt 2016
Arbresh.info

Ministria i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të bëjë sot promovimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme Ekonomike Profesionale në Llabjan, komuna e Artanës.

Ky projekt është pjesë e projektit Infrastruktura Sociale dhe Ekonomike neper Komuna – Faza VII, të financuar nga BE-ja,  qëllimi i të cilit është që të përmirësojë infrastrukturën sociale dhe ekonomike nëper komunat e Kosovës.

Theksi është në shërbimet publike dhe lokale të tilla si arsimi, shëndetësia, mjedisi dhe transporti, në nivelin lokal.

Popullata lokale janë përfituesit e parë të projektit. Nuk kishte asnjë shkollë te mesme në fshat.

Shkolla e mesme e vetme ekzistuese ishte në fshatin Bostan, fshat ky i largët dhe me kapacitet të kufizuar.

Ndërtimi i shkollës së re mesme te mesme në fshatin Llabjan do të lehtësojë vazhdimin e arsimit të mesëm brenda fshatit Llabjan me rrethine.

Shkolla e re do t\’u shërbejë rreth 500 nxenesve që punojnë në dy ndërrime. Shkolla e re është ndërtuar në një tokë të pjerrët.

Ajo përbëhet nga dy kate të sipërfaqes totale rreth 1, 700 m2. Eshte perfshire edhe nje shesh lojërash në natyrë por nuk ka palestër pasi qe nuk ka qenë e përfshirë në projekt, por nje e tille dhe nje qendër kulturore është ndërtuar kohëve te fundit në afërsi.

605,000 € jane shpenzuar gjithsejt për realizimin e këtij projekti nga korriku 2014 deri në dhjetor 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme