Ndërpritet mësimi për shkak të mungesës së energjisë në Ferizaj

15:51 | 20 Janar 2016
M. A.

Reduktimet e energjisë elektrike kanë sjellë problemet e para në procesin mësimor në disa shkolla në qytetin e Ferizajt.

Kjo ka bërë që sot në disa shkolla të Ferizajt mësimi të zhvillohet me orar të shkurtuar. Ky rast ka çuar në këmbë drejtuesit e pushtetit lokal të qytetit të Ferizajt, të cilët, menjëherë kanë vizituar disa shkolla për të parë nga afër kushtet e mësimit në këto ditë me acar.

Drejtori i Arsimit në komunën e Ferizajt, Muhamet Halili, ka pranuar se në disa shkolla mëngjesin e sotëm nuk janë mbajtur dy orët e para, ndërsa në disa shkolla tjera është mbajtur me orar të shkurtuar. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, bazë të cilës sigurohet ngrohja.

“Për fat të keq, ende i kemi nja pesë-gjashtë shkolla pa gjenerator”, u shpreh drejtor Halili.

Ditë më parë edhe në Komunën e Podujevës u ndërpre mësimi si pasojë e mos ngrohjes së objektit shkollor nga ngrohjes qendrore të cilat siguron shkolla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme