Google ADS

Ndërpritet greva në “Prenk Jakova”

15:05 | 10 Shtator 2015
M. A.

Pas dhjetë ditësh greve, sot arsimtarët dhe nxënësit e shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë kanë ndërprerë atë duke vazhduar mësimin normalisht.

“Në ndërprerjen e grevës kontribuoi reflektimi i organeve përgjegjëse komunale, përkatësisht Drejtorisë së Arsimit dhe kryetarit Shpend Ahmeti. Janë plotësuar kërkesat tona ku që nga 15 nëntor 2015 mësimi do të zhvillohet në hapësirat e lira të shkollës së mesme të Mjekësisë ‘Ali Sokoli’, si zgjidhje e përkohshme. Ndërsa kërkesa e dytë , që ka të bëjë me ndërtimin e ndërtesës së re të shkollës së muzikës DKA, përkatësisht KK e Prishtinës e ka në shqyrtim e sipër caktimin e lokacionit”, thuhet në një komunikatë nga kjo shkollë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme