Ndalni ligjeratat për studentët para orës 11:00, thonë ekspertët

09:15 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Ligjeratat të cilat tradicionalisht kanë filluar nga ora 9:00 e mëngjesit duhet mënjanuar dhe studentët duhet lejuar që të nisin ditën e tyre më vonë thonë ekspertët.

Sipas studiuesve të Universitetit Open, mësimet nuk duhet të nisin më herët se në ora 11:00 në mënyrë që studentët të jenë më të gatshëm dhe më efektiv në ligjërata, transmeton arbresh.info.

Këta ekspertë të cilët kanë punuar edhe me hulumtuesit e Universitetit të Nevadës, kanë analizuar më shumë se 200 studentë dhe kanë gjetur se performanca më e mirë e tyre në mësime sillej mes orës 11 paradite deri në ora 9:30 pasdite./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme