Google ADS

Ndahen Universitetet Publike të Gjakovës, Gjilanit e Mitrovicës

08:35 | 13 Maj 2015
Arbresh.info

Sot do të bëhet nënshkrimi zyrtar i ndarjes së Universiteteve publike të Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këto marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtyre universiteteve.

Marrëveshjet do të nënshkruhen nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektorët e universiteteve përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme