Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga mësimdhënësit që të vaksinohen, në mënyrë që të jenë të gatshëm për vitin shkollor 2021/22, që po planifikohet të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike.
“Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar”, ka thënë Nagavci, në një postim në Facebook.
Ajo shkruan se dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumëdimensionale, prandaj duhet mobilizim i të gjithëve që të arrihet përmirësim i gjendjes dhe rezultatet e synuara.
“Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta”. Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksinuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”, ka shkruar Nagvci./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...