Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për rishikimin e teksteve të historisë dhe edukimin për ballafaqimin me të kaluarën.
Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Arbërie Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit është fajtor kryesor që e kemi këtë nivel të teksteve ku niveli politik po ndërhyn në tekste shkollore të historisë dhe jo vetëm.
“Jo vetëm tekstet e historisë por në të gjitha nivelet ka gabime, pasaktësi, shtrembërim, diskriminime gjinore, steoretipe dhe kjo ndikon keq të fëmijët tanë”, ka thënë Nagavci në emision “Përballje” në RTV Dukagjini.
Sipas saj tekstet duhet të rishikohen në mënyrë profesionale dhe se ministria e Arsimit po bënë partizim në interes të një ndryshim i historisë.
“Ministria në vend se të bëjë politika të mirëfillta arsimore ata po bëjnë partizim, politika në interes të një grupi të caktuar dhe në rastin konkret të një subjekti të caktuar politik dhe personave caktuar…unë po mendoj se po bëhet ndryshim i historisë…”, ka deklaruar Nagavci.
Ndërsa Gazmend Mirena, profesor i Historisë ka thënë se në tekstet e historisë ka pas ndërhyrje nga politika.
“Fillimisht kemi qenë nën ombrellën e UNMIK-ut edhe ka pas tendenca dhe ndërhyrjen që gjithçka mos me shkru…Mund të themi se ka lëshime, mirëpo ato është dashtë të evitohen me kohë”, ka deklaruar Mirena./Telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...