Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shprehur dyshimin se ekziston një vendim për largimin nga puna të mësueses me mbulesë në Suharekë.
Nagavci është përgjigjur në pyetjen e një komentueseje në rrjetet sociale, duke e vlerësuar vendimin e paligjshëm.
“Ky Vendim, nëse ekziston vërtetë, është i paligjshëm, i padrejtë dhe si i tillë nuk shkakton asnjë pasojë juridike”, ka shkruar Nagavci.
Ndryshe, Këshilli i një shkolle në Suharekë vendosi ta largojë nga puna një mësuese pasi ishte me mbulesë.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, vlerësoi se vendimi nuk ka asnjë vlerë juridike./arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...