Google ADS

Nagavci merr pjesë në konferencën: “Adresimi i seksizmit, ngacmimit dhe ngacmimit seksual në Kosovë”

15:52 | 4 Tetor 2021
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci mori pjesë në konferencën ku u prezantua raporti hulumtues  “Adresimi i seksizmit, ngacmimit dhe ngacmimit seksual në Kosovë” të realizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Përmes një postimi në facebook tutje shkruhet:

“Ministrja Nagavci theksoi se, Ministria e Arsimit subjekt kryesor ka fёmijёt, nxёnёsit dhe studentёt, andaj roli esencial i këtij institucioni ёshtё ndёrgjegjёsimi dhe edukimi i fëmijëve dhe tё rinjve larg të gjitha formave të sjelljeve tё dhunshme e abuzive.

Ministrja Nagavci tha se Edukimi seksual e shëndeti riprodhues ka qenë ndër risitë që i ka sjellë kurrikula e re, për të gjitha klasat dhe nivelet e arsimit parauniversitar.

Ndër të tjera, Nagavci u shpreh se, duke qenё se hulumtimet flasin pёr prezencёn e gjuhёs seksiste, ngacmuese dhe tё ngacmimeve seksuale, ёshtё mёse i domosdoshёm  edukimi seksual  i fёmijёve dhe tё rinjve tanё.” /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme