Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se po punojnë në ndryshimin e një numri të madh të ligjeve që presin sferën e arsimit.
Ajo tha se disa ligje aktualisht janë finalizuar pas miratimit në Kuvend, ndërsa shtoi se disa të tjera janë në shqyrtim-plotësim.
Nderë të tjera, Nagavci tha se në të gjitha grupet punuese të Ministrisë kanë përfshirë përfaqësuesit e Drejtoreve Komunale të Arsimit (DKA) dhe shkollave, dhe se kanë një bashkëpunim më të mirë.
Por sipas Nagavcit, se gjërat nuk po shkojnë aq shpejtë sa ata kanë dëshirë.
“Disa ligje tashmë janë finalizuar siç është Ligji për Agjencinë e Akreditimit është votuar në Kuvend, janë disa ligje të cilat janë në shqyrtim në Kuvend siç është Ligji për tekste dhe mjete mësimorë, ndërkaq disa të tjerë janë drafte po thuajse finale të cilat do të jenë në dëgjim publike gjatë këtyre ditëve”, tha Nagavci për eo.
“Të gjitha grupet punese të Ministrisë ne i kemi edhe përfaqësuesit të drejtorive komunale, por edhe të shkollave, mund të them së në aspekt të bashkëpunimit ka një bashkëpunim korrekt, megjithatë kur vije puna të implementimi në praktikë ka akoma vend për përmirësime, sepse për arsye më të ndryshme ka edhe raste kur gjërat nuk shkojnë aq shpejtë sa ne kemi dëshirë”.
Po ashtu ajo tha se në aspektin e furnizimit me libra, raporti final tregon së shumica e aplikueseve janë ribursuar, por që ka ende raste individuale që nuk kanë prnaura mjetet.
“Sa i përket çështjes së furnizimit, më tekste edhe më mjete mësimore ne kemi bërë publike raportin final, pjesa më e madhe mbi 96 deri në 97 % të aplikueseve tashmë është bërë pagesa apo diskurzimi i mjeteve materiale, për disa raste individuale që kanë pasur kryesisht pengesa teknike janë duke u shqyrtuar individualisht secili prej rasteve deri sa të realizohet edhe pagesa e fundit”.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...