Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë me dije se që nga data 13 prill i gjithë sistemi mësimor do të hyjë në grevë. E gjithë kjo pasi që Ligji për Punëtorët e Arsimit të viteve ’90 nuk ka shkuar në Qeveri për t’u proceduar për Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për lajmi.net se kryeministri dhe ministrat janë informuar me shkresë zyrtare që do të vazhdojnë grevën.
“Ua kemi bërë me dije kryeministrit, zv.kryeministrave dhe ministrit Bytyqi që nëse gjërat nuk ecin si duhet dhe nuk rregullohen brenda kësaj kohe atëherë SBASHK-u do të veproj brenda rezolutuës së Kongresit e cila thotë që me 13 Prill i tërë sistemi arsimor do të jetë në grevë. Ne e dimë që kjo grevë mund t’i dëmtojë nxënësit që tani janë në përfundim të vitit shkollor por, këtë çështje duhet ta ketë parasysh kabineti qeveritar, kryeministri, Ministri i Arsimit dhe të tjerët ngase ne nuk i bëjmë gjërat aty për aty”, ka thënë ai.
Jashari ka theksuar se institucionet e lartcekura kanë pasur afat kohur një mujor për të proceduar kërkesën e SBASHK-ut.
“Nga 12 marsi deri më 13 prill ka qenë një afat një mujor ku ata kanë mundur t’i kryejnë detyrat e tyre dhe të kenë kudjes që Ligji për Statutin e punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës të shkojë në Qeveri që ta marr dritën e gjelbër dhe të shkojë në parlament, kërkesë kjo ma e madhja. Ndërsa kërkesat tjera që i kemi bërë publike janë Ligji i Pagave dhe të tjerat në vazhdimësi në komunikim me ministritë. Pra çështja do të stabilizohej shumë sikur Qeveria brenda këtyre ditëve ta vë në rend dites ligjin për vitet e ‘90, sepse ky ligj historikun e ka që nga vitit 2015 dhe ende nuk u bë asgjë”, shtoi ai.
Për dëmtimin e nxënësve në aspektin mësimor nëse vazhdohet kjo grevë ka folur edhe anëtarja e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci.
Nagavci ka thënë se po shpresojnë që sa më parë ta dërgojnë ëktë projektligj në Kuvend.
“Ne i kemi dërguar një letër kryeministrit Haradinaj që ta sjell në Kuvend Projektligjin për Pagat e Mësimdhënësve të viteve ‘90-99, sepse kjo është një nga arsyet e Sindikatës. Duhet të sillet ky projektligji pikërisht edhe për shkak të grevës që mos të nxjerr telashe dhe mos të pamundësoj mësmimin e nxënësve në fund të këtij viti shkollor kur ka plot teste. Por, shpresojmë që do ta procedojnë sa më parë projektligjin në Kuvend dhe do t’i shmangin arsyet për grevë”, ka thënë ajo.
Sipas saj ky projektligj ka vite që është iniciuar.
“Ka vite që ky projektligj nuk ka arritur të kalojë. Ka shtatë vite që është iniciuar dhe që diskutohet për këtë. Nganjëherë janë dhënë arsye të benificoneve financiare nganjëherë thjesht është zvarritur. Është një çështje që ministria e ka përfunduar këtë punë, sa kemi informata e kanë përcjell në Qeveri dhe sa më parë të vijë në Qeveri është më mirë”, tha ajo. /Lajmi.net/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...