Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është prioritet për Qeverinë Kurti dhe atë si ministre, andaj edhe po realizohet.
Nagavci ka shkruar në facebook se qenka ngritur si temë punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sa për t’ua kujtuar, në vitin 2017 si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pata propozuar një amendament për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Postimi i plotë:
“Punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është prioritet për Qeverinë Kurti dhe mua si ministre e Arsimit, andaj dhe po realizohet.
Po e shoh që qenka ngritur si temë punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Sa për t’ua kujtuar, në vitin 2017 si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pata propozuar një amandament për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Amandamenti nuk u miratua pasi nuk kishte marrë përkrahjen e deputetëve të disa partive përfshirë atyre të Partisë Demokratike të Kosovës që tek tani po e ngrisin këtë çështje. Më vjen mirë që tashmë paskan reflektuar dhe kanë kuptuar rëndësinë dhe nevojën për punësimin e asistentëve.
Në programin qeverisës ne kemi paraparë që çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë për këta fëmijë, andaj dhe i kemi planifikuar edhe në buxhet. Aktulisht janë të punësuar 86 asistentë në shkolla dhe 5 në Qendrat Burimore. Shumë shpejtë do të punësojmë 3 asistent të komunitetit që nuk dëgjojnë.
Punësimi i asistentëve bëhet krahas kualifikimit të tyre, aktualisht vetëm 70 asistentë janë të diplomuar dhe të papunë, andaj dhe paralelisht me buxhetimin, po pregatisim dhe kuadrot e nevojshme dhe sivjet kemi filluar me pregatitjet e grupeve të reja të kandidatëve.
Si Ministri do ta përcjellim me kujdes procesin e punësimit të asistentëve nga komunat dhe do të sigurohemi që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla.
Përtej kësaj, Qeveria ka marrë vendim që vitin 2022 ta shpallë “Vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës” që tregon përkushtimin tonë në këtë drejtim./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...