Sot është përuruar objekti i rinovuar i SHFMU “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran. Aty i pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se shkolla ka kushte të mira tani, gjë që ka bërë që qytetarët e kësaj pjese të gëzohen me kushtet që janë krijuar për fëmijët e tyre.
Përmes një komunikate për media zyra e kryeministrit bënë me dije se kryeministri Isa Mustafa, gjatë këtij përurimi u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve, duke theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për shkolla më të mirë, më cilësore dhe kuadro sa më konkurrente në tregun kosovar por edhe atë evropian.
Në përurimin e këtij objekti, i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka përgëzuar nxënësit dhe mësuesit për punën e tyre dhe për krijimin e kushteve më të mira në këtë shkollë.
Nxënësit dhe prindërit, i ka përgëzuar edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, sipas të cilit, përmirësimi i infrastrukturës, ndikon edhe në ngritjen e cilësisë.
“Duke iu referuar faktit se kjo shkollë ka një emër të një heroi kombëtar, personalitet që ka ditur të arsimojë dhe rezistojë, të gjithë jemi të obliguar që tani të punojmë në ngritjen e cilësisë”, tha Bajrami.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...