Google ADS

Mustafa: Do ta ndihmoj UP-në që ta ruaj privatësinë

10:08 | 12 Prill 2016
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se i ka premtuar rektorit të ri të Universiteti të Prishtinës se do ta mbështes financiarisht dhe do të përkujdeset që UP-ja ta ruajë pavarësinë e saj.

Këtë koment, Mustafa e bëri gjatë vizitës që i bëri bashkë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, rektoratit të UP-së me ç’rast pati një takim me rektorin e sapozgjedhur, Marjan Dema, transmeton arbresh.info.

“Shpresojmë se do të ketë një bashkëpunim shumë më të mirë me Këshillin Drejtues, me Senatin dhe jemi të sigurt se me rektorin e ri kjo do të ndodh. Po ashtu i dhamë përkrahjen tonë edhe financiare dje dhe u zotuam që UP do ta ruaj privatësinë si i pavarur. Besojmë shumë në cilësinë e punës në universitet”, tha Mustafa.

Rektori Marian Dema tha se me kryeministrim Mustafa dhe ministrin Arsim Bajrami kanë biseduar për gjendjen aktuale në UP dhe për procesin e stabilizimit të UP-së.

“Ky proces do të vazhdoj të zgjerohet pasi që sfidat që janë grumbulluar duhet t’i zgjedhim duke respektuar statutin e UP-së, me ligjin për Arsimin e Lartë në mënyrë që UP të kthehet në binarë normal e pastaj ta arrijë qëllimin tim ku dëshiroj që UP të arrij pas 4 vitesh”, tha Dema.

Ndërkaq, ministri Bajrami tha se janë të bindur se me menaxhmentin e ri UP po hyn në një proces të stabilizimit dhe rendit të UP-së.

“Tani po fillon një kohë e përgjegjësisë të të gjithë profesorëve dhe studentëve të punojnë për cilësinë në UP dhe ta bëjnë një universitet të përgatitur për tregun. Do ta përkrahim UP-në dhe do ta përkrahim autonominë e tij. Bashkë me Agjencinë e Akreditimit po punojmë për programet e duhura që janë të nevojshme për tregun e punës sepse nuk kemi nevojë për shumë programe. Qasja e rektorit Marian DemaJ është qasja e duhur për UP dhe po përkrahet nga studentët dhe profesorët”, tha ai./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme