Musli Bajraktari u zgjedh kryesues i përkohshëm i senatit të Universitetit të Prishtinës me 25 vota pro dhe 3 abstenime.
Edhe pse ishte i vetmi kandidat i propozuar nga senatorët në mbledhjen konstituive të Senatit, ai u votua me vota të mbyllura.
Këtë mbledhje e filloi Rektori i UP`së Ramadan Zejnullahu i cili u largua nga mbledhja duke thënë se nuk dua ta pengojë procesin “Ju uroj suksese të gjithëve, unë nuk kam kohë të qëndrojë më shumë në këtë mbledhje dhe nuk dua që të ndikojë në këtë proces” tha rektori i UP`se Ramadan Zejnullahu, shkruan Express
Sekretari i UP`së, Esat Kelmendi i cili e kryesoi mbledhjen tha se zgjedhjet kanë shkuar në rregull, dhe se në fazën e parë ka pasur më shumë kandidatë për senator se herën e kaluar.
“Zgjedhjet kanë shkruar në rregull, nuk kemi pasur parregullësi, është votuar me rregull në të gjitha njësitë akademike, në fazën e parë të votimit ka pasur më shumë kandidatë për senatë se herën e kaluar” u shprehë sekretari i UP`së Esat Kelmendi.
Megjithëse 28 senatorët që ishin prezent në këtë mbledhje kishin vetëm një kandidatë për kryesues të përkohshëm të senatit, votuan me vota të mbyllura ku e zgjodhën Musli Bajraktarin me 25 vota pro dhe 3 apstenime, shkruan Express
“Vota është parametri më i mirë i njeriut, gjatë jetës mund të gabojmë, por vota na mëson që nëse kemi bërë gabime na thotë më vonë që na duhet përmirësimi, dhe shpresojë që zgjedhjet të vazhdojnë ashtu siç kanë filluar” tha Musli Bajraktari pas zgjedhjes së kryesuesit të senatit.
Kjo mbledhje kishte 3 pika të rendit të ditës ku u bë verifikimi i mandateve të antërave të Senatit në bazë të raportit të sekretarit të UP`së, nënshkrimi i deklaratës etike nga antarët e Senatit dhe u bë zgjedhja e kryesuesit të përkohshëm të Senatit.
Senatorët që ishin të pranishëm ishin senatorët që u zgjedhën nga çdo njësi akademike dhe përfaqësuesit e përkohshëm të Dekanit.
Nesër do të mbahet mbledhja për miratimin e propozimeve të këshillave për dekanë.
Musli Bajraktari do të qëndrojë në këtë post deri sa të zgjidhet rektori i Universitetit të Prishtinës.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...