Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës është duke i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës dhe kërkesat e Grupit të Pavarur të Studentëve në ketë Universitet.
Asociacioni shprehë keqardhjen për tensionet e shpeshta në Universitetin e Prishtinës. Lidhur me ketë Kryetari i këtij asociacioni z. Shkelzim Murtezi tha se: “Ne si Asociacion do të zhvillojmë gjatë javës së ardhshme takime me grupin e pavarur të studentëve dhe me Universitetin e Prishtinës për të ndërmarr masat e duhura institucionale në gjetjen e zgjidhjes adekuate rreth kërkesave të studenteve, por ne vlerësojmë që çdo kërkesë duhet me qenë në përputhje me interesin nacional të Arsimit, sepse protesta si mjet për përmirësimin e kushteve nuk është ne të mirën e imazhit të Kosovës duke qenë së kushtet mund të përmirësohen edhe përmes bashkëpunimit.
Ai fton palët e përfshira që të jenë më të përmbajtur dhe që të koordinohen me Asociacionin. “Ne si asociacion do angazhohemi që kushtet të përmirësohen pa pasur nevojë që të devijon situata në tension me protesta” deklaroi Shkelzim Murtezi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...