Google ADS

Mungon puna praktike në UP

15:20 | 6 Prill 2015
Arbresh.info

Nga katërmbëdhjetë fakultete sa ka gjithsej Universiteti i Prishtinës, një numër i vogël i tyre u mundësojnë studentëve bërjen e praktikës në institucione jashtë atij akademik.

Njëri ndër ta është edhe Fakulteti Juridik i cili ka një numër të madh studentëve e që vetëm një përqindje tejet e ultë arrijnë të bëjnë praktikë në institucione të ndryshme.

Gjyljeta Mushkolaj ushtruese e detyrës së dekanes në Fakultetin Juridik thotë për T.CH se kan një numër të madh të studentëve dhe jo të gjithë kanë mundësinë për zhvillim të karrierës profesionale jashtë institucionit akademik.

T.CH ka kontaktuar me Rektoratin e UP-së që të marrim informata të përgjithshme për gjendjen e praktikave në studime themelore dhe përgjigja e tyre ka qenë që secili dekan i fakulteteve përkatëse duhet të mundohet që studentëve tua mundësojë bërjen e praktikës në institucione të ndryshme jashtë fakultetit përkatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme