Google ADS

Mungojnë librat për shkollat profesionale, mësimi zhvillohet me skripta dhe shënime

11:49 | 20 Mars 2016
Arbresh.info

Me qëllim që nxënësit të profilizohen dhe të përgatiten për një profesion të caktuar, në të gjitha qytetet e Kosovës, përveç gjimnazeve eksitojnë edhe Shkollat e Mesme Profesionale me rreth 100 profile. Mirëpo, në këto shkolla përgatitja e nxënësve për tregun e punës has në vështirësi, pasi për shumicën e profileve dhe lëndëve profesionale nuk ekzistojnë libra shkollor.

Mungesën e teksteve shkollore për lëndët përkatëse, mësimdhënësit e mbulojnë me përkthime të testeve nga gjuhët e huaja, ku rrjedhimisht nxënësve u shpërndahen për kopje, apo në raste jo të rralla gjatë orës së mësimit bëhet diktimi i materialit, që nxënësit ta shkruajnë atë.

Me këtë metodë të zhvillimit të mësimit çdo ditë përballet edhe nxënësja e Fatbardha Makolli nga Shkolla e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë. Ajo tregoi për KosovaPress se në mungesë të librave nxënësit në këtë shkollë detyrohen që gjatë tërë orës mësimore të marrin shënime nga ajo që diktojnë profesorët, pa pasur mundësi që të bëhet shpjegimi i materialit mësimor.

“Më shumë shkon duke shënuar. Profesorëtnuk munden meshpjegu, më shumë se 2 ose 3 faqe nonstop i shkruajmë…. Jo vetëm me shënu nonstop… Prej kompjuterit i marrin me skriptë, kështu nuk munden sepse nuk ka libra”, tha nxënësja Makolli.

Se materialet mësimore duhet të sigurohen dhe të përkthehen prej gjuhëve të huaja, nga vetë profesorët e potencoi edhe profesori i disa lëndëve profesionale në Shkollën e Mesme Teknike “ 28 Nëntori” në Prishtinë, Hazbi Gashi.

Ai për KosovaPress potencoi se nga gjashtë lëndët profesionale që ai i ligjëron vetëm për një lëndë eksiton material në gjuhën shqipe. Sipas tij, mungesa e materialeve shkollore për lëndët profesionale ndikon që nxënësit të mos arrijnëpërgatitje në nivel të kënaqshëm për tregun e punës.

“Në shkollën tonë prej 5 – 6 lëndëveqë mbaj unë për të plotësuar normën , vetëm një tekstekziston në gjuhën shqipe, ai i “Bazat e elektroteknikës”, me katër bashkautorë. Të tjerat lëndë që unë i mbuloj nukekziston tekst në gjuhën shqipe. Jam i detyruar, konkretisht në lëndën Automatizime dhe Mekanizime të Telekomunikacionit Postar kam bërë përkthime të disa temave nga shkollat e Sarajevës dhe Zagrebit, të cilat tema i kam i kam përkthyer në gjuhën shqipe dhe i kam postuar në internet, përmes Ëikipedia, që nxënësit të klikojnë dhe të lexojnë atje. Për lëndë tjera duhet të gjendem me kombinim, me një pjesë teorike dhe pjesën praktike që e bëjmë në shkollë. Kështu që, kjo temë ndikon edhenë mos përgatitjen e duhur të nxënësve për mosarritjen ekompetencave për treguan e punësqë është edhe një problem shumë imadh sa i përket përfitimit të njohurive për mësimin profesional”, tha ai.

Mirëpo në Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thonë se në kuadër të disa projekteve konkrete janë duke u mbuluar këto mungesa të teksteve.

Ramë Likaj, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, tha se me ndihmën e shteteve donatore, që nga viti 2004 janë përpiluar dhe po vazhdojnë të përpilohen disa materiale për profile të caktuara, të cilat janë në forma të skriptave apo prezantimeve dhe jo në formë të librave. Ai konfirmoi se për disa profile vazhdon të jetë ekzistente mungesa e teksteve.

Likaj theksoi se materialet e përgatitura në formë të skriptave nuk janë definiteve, derisa mungesën e librave e arsyetoi me zhvillimin e teknologjisë dhe ndryshimet potenciale.

“Për profile të caktuara është dukeu identifikuar mungesa e këtyre materialeve mësimorenga ana e Agjencionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Për profile të caktuara kjo punë ësht? ? kryer, por natyrisht që këto nuk janë definitive. Nuk po flas për tekste mësimore klasike për arsye se në fushën e arsimit profesional teknologjia vazhdimisht ndërron dhe do të ketë ndryshime. Mirëpo, ne i zhvillojmë kurrikulat bazuar në standardet e profesionit, të cilat janëaktuale për një periudhë të caktuar kohore. Konform këtyre kurrikulave ne kemi zhvilluar materiale shkollore që nënkupton që nuk janë libra shkollor, por skripta që janë të bazuara në rezultatet të mësimit dhe i gjithë materiali përcjellës iu është përcjell këtyre shkollave”, shtoi Likaj.

Mirëpo, edhe pse disa shkolla janë furnizuar me këto materiale mësimore, sipas Likaj, në disa shkolla ka mungesë të informimit për ekzistimin e këtyre materialeve dhe mundësinë për furnizim me to.

Likaj shtoi se edhe këto teskte në formë të skriptave nuk janë të përkryera, por janë zgjidhje e mirë për momentin. P ër të arritur deri te përpilimi i teksteve të mirëfillta për profilet e shkollave profesionale, sipas tij, duhet të kaloj një periudhë e caktuar kohore.

“Është një proces i cili vazhdimisht – ne jemi duke tentuar që të bëjmë zgjidhje. Por, është edhe një aspekt tjetër që pa kaluar një periudhë e caktuar kohore për me pa zbatimin e tyre dhe për ta bërë freskimin vit pas viti është vështirë me ardhë deri te tekstet e mirëfillta që i përmbajnë kërkesat e rezultatit të mësimit në kurrikulë. Nuk janë të përkryera, ka mundësi që të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme, mirëpo janë një zgjidhje shumë e mirë për momentin dhe janë të bazuara në kërkesat e tregut të punës”, tha ai.

Likaj shtoi se materialet në formë të skriptave dhe materialet mbështetëse si prezantime, teste e të tjera, edhe pse shumica e tyrejanë financuar nga shtetet huaja në bazë të donacioneve, janë përpiluar nga ekspert vendorë.

Përveç përpilimit të këtyre materialve nga ndihma e disa shteteve të huaja, si Danimarka, Luxemburgu, Likaj shtoi se gjithashtu eksitojnë marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë , që shkollat e mesme profesionale të Kosovës t’i shfrytëzojnë tekstet shkollore të këtyre shteteve dhe anasjelltas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme