Roli i psikologut është më se i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe edukativ, por ende ka mungesë të tyre në shkollat e Kosovës.
Si shkas i kësaj ata janë të angazhuar në dy apo më shumë institucione shkollore.
Këtë e bën të ditur psikologja, Drenusha Morina për RTV Dukagjinin.
“Ekzistojnë disa psikologë, mirëpo ata psikologë shërbejnë në dy e më shumë shkolla. Kjo është një vështirësi shumë e madhe për psikologët, sepse duhet me pasur njohuri për dinamikat brenda shkollës. Po ashtu duhet të dihen dinamikat mes mësimdhënësve, mësimdhënësve dhe nxënësve, duhet njohur në thelb shkollën, për me mundë me ju qasë siç duhet”, deklaroi ajo, përcjell Telegrafi.
Madje sipas saj, në disa qytete ky kuadër nuk është i përfshirë fare në asnjë shkollë, edhe pse një gjë e tillë është e rregulluar me ligj.
“Në Prizren ose Suharekë, niveli i psikologëve është ulë ose hequr fare, gjë që e pengon zhvillimin e të gjithë akterëve të shkollës”, ka deklaruar ajo.
Sipas Morinës, angazhimi i psikologëve ndikon në punën edukativo arsimore ne shkolla, andaj mbetet të ndërmerren hapa konkret në mbështete të nxënësve, hapa këta që do të ndikonin edhe në rritje të cilësisë në mësim.
https://youtu.be/K5A25KE_4rY?t=977
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...