Studentët e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, në nivelin bachelor e kanë obligative që çdo semestër gjatë këtij niveli të bëjnë 50 orë praktikë në ndonjë nga institucionet që përkojnë me profilin e studimeve.
Mirëpo, edhe pas kërkesave të shumta nga studentët, një gjë e tillë nuk i’u mundësohet të kryejnë në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas disa informacioneve që posedon portali Arbresh.Info, arsyeja që studentëve nuk i’u mundësohet që të bëjnë praktikë në këtë klinikë është mungesa e bashkëpunimit në mes stafit të departamentit dhe klinikës së Psikiatrisë.
Shaban Mecinaj, shef i Klinikës së Psikiatrisë, i kontaktuar nga Arbresh.Info ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje që është nënshkruar nga departamenti i Psikologjisë me QKUK-në ose me Klinikën e Psikiatrisë, në mënyrë që studentët e interesuar të sistemohen dhe të kenë mbikëqyrje për orët e praktikës.
“Unë nuk e di a lejohen a jo vetëm e di që Klinika nuk ka kuadro të mjaftueshëm profesional, mungojnë psikologë që mund të angazhohen për ti mbikëqyrur ata dhe me dhënë kontributin e tyre që ata kur t’a kryejnë praktiken me qenë me një mbikëqyrës”, ka thënë Mecinaj.
Sipas Mecinaj, më e rëndësishme është që këta studentët të kenë një mbikëqyrës se sa të ketë një marrëveshje konkrete rreth praktikës.
“ Për mua është e domosdoshme që këta të kenë një mbikëqyrës për praktikën që e bëjnë jo vetëm të vijnë, për shkak se nuk është në obligimin tim por as në atë të psikologëve të klinikës që ti përcjellin këta dhe ti vlerësojnë sepse mbi të gjitha këtyre iu duhet një monitorim”, tha ai.
Nga ana tjetër, shefi i departamentit të Psikologjisë, Aliriza Arënliu thotë se asgjë nuk i ndalon studentët që të bëjnë praktikë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
“Parimisht nuk ka asgjë që i ndalon të bëjnë praktikë në klinikë të psikiatrisë në kuadër të QKUK. Ne kemi tentuar në të kaluarën të nënshkruajmë një memorandum me ministrinë e shëndetësisë për punë praktike jo vetëm në klinikë por edhe në repartet e psikiatrisë në spitalet regjionale, qendrat e shëndetit mendor, shtëpitë e mbrojtura dhe qendrat e shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshentë”, ka thënë Arënliu.
Ai ka thënë se këtë memorandum bashkëpunimi do ta ‘riaktualizojnë në fillim të muajit shkurt me kërkesë të re apo me pranimin e gjeneratës së re të studentëve të Masterit në psikologjinë klinike dhe të shëndetit’. /Arbresh.info
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...