Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar për ta përmirësuar sistemin arsimor në të gjitha nivelet.
Ambasadorja Butel e ka uruar ministren Bajrami për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur në prioritetet dhe planet për zhvillimin e arsimit në Kosovë.
Ministrja Bajrami e ka falënderuar ambasadoren Butel për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për Kosovën në faza të ndryshme, ndërsa theksoi se mbështetja në arsim është e një rëndësie të veçantë. Ajo e informoi ambasdadoren Butel edhe me vështirësitë dhe sfidat që po ballafaqohet arsimi në të gjitha nivelet, por theksoi se me bashkëpunim mes të gjithë akterëve dhe me mbështetjen e partnerëve zhvillimorë, mund të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...