Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk kishte përformancë të mirë financarie por dha avancë për ndërtimin e një shkolle në Klinë. Kjo ministri ka pranuar mallra dhe pastaj ka bërë kërkesën, Kurse, profesorët e universiteteve publike kanë marrë pagën e plotë edhe pse nuk i kanë mbajtur të gjitha orët e paraparë, ndërsa, detyrimi për të paguar provimet nuk do të duhej të ndodhë pasi kjo do të duhej të jetë pjesë e punës për të cilën profesorët e marrin pagën bazë.
Kështu thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2016, ku theksohet se procesi i ndërtimit është përcjellë të shkollave me vonesa shumëvjeçare.Sipas raportit, universitetet publike, të cilat funksionojnë në kuadër të MAShT-it, nuk e plotësojnë pyetësorin e vet-vlerësimit, nuk kishin strategji zhvillimore me përjashtim të Universitetit të Gjakovës, dhe nuk kishin plane vjetore të punës për vitin 2016, si dhe nuk kishin regjistër të rreziqeve.
“Gjatë vitit 2016, në 17 raste pozitat menaxhuese përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, drejtoret e departamenteve, udhëheqës të divizionit dhe pozita të zyrtarëve të ndryshëm ishin mbuluara me Ushtrues Detyre, për raste të caktuara me kohëzgjatje më shumë se një vjet. Kjo dukuri është e shprehur edhe në agjencitë dhe programet tjera të MAShT. Kjo situatë ka rrjedhë si pasojë e mos përfundimit të proceseve gjyqësore dhe mospërfilljes së afatit për UD.
Si rezultat funksionimi i strukturave qeverisëse nuk ka siguruar gjithmonë llogaridhënie efektive”, theksohet në raport.Në raportin e Auditorit po ashtu thuhet se kanë mbetur pa u mbuluar nga auditimi i brendshëm, fusha të rëndësishme si prokurimi dhe qendra e studentëve, ndërsa aty ku është bërë auditivi nuk janë marrë parasysh rekomandimet nga menaxhmenti.
Auditori në këtë raport ka vlerësuar se edhe pse buxheti final është realizuar në masën 96%, nuk mund të themi se MAShT-i kishte performancë të mirë buxhetore, kjo për shkak se gjatë vitit janë shfaqur nevoja të shumta për ri përshtatje të buxhetit dhe transfere në mes kategorive dhe programeve të ndryshme buxhetore.
Po ashtu koncentrimi i shpenzimeve ishte në pjesën e fundit të vitit, ku 46% e buxhetit total është shpenzuar në tremujorin e fundit të vitit.“Një ndër arsyet e shpenzimeve në fund vit ishte blerja e librave që është realizuar pas shtatorit. Një tjetër çështje e ndërlidhur me realizimin e buxhetit është keq-klasifikimi i shpenzimeve.
Inventar dhe pajisje në vlerë prej 75,465€ ishin planifikuar/realizuar nga Investimet Kapitale, derisa është dashur të realizohen nga mallrat dhe shërbimet. Sipas ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, në muajin nëntor nuk do të ketë pagesa të paradhënies mbi dhjetë (10%) dhe në dhjetor mbi pesë (5%) të vlerës së kontratës dhe atë, vetëm pas aprovimit nga Ministri i Financave. Ne kemi gjetur se për projektin e shkollës fillore në Klinë, është dhënë avanc në muajin dhjetor në vlerë 108,671€ (10% e vlerës së kontratës).
Për pagesën e avancit nuk ishte marrë aprovimi i nevojshëm paraprakisht. Personelit akademik, duke u bazuar në kushte dhe kritere të caktuara për stafin. Gjatë auditimit të pagave të stafit akademik, në gjashtë Universitete, ne kemi hasur në shumë raste ku rregulloret për të ardhurat personale nuk janë zbatuar. Kjo ka reflektuar në çështjet në vijim: Në katër raste në UPz dhe në një rast në UHZ nuk ishte mbajtur norma e plotë e orëve mbi normë, derisa kompensimi ndaj profesorëve ishte bërë i plotë.
Rregullorja parasheh që kompensimi të mos bëhet në rast të mos plotësimit të normës; Në tre raste në UMIB kemi parë se profesorët paguhen në avanc, (psh për orët mbinormë të muajit dhjetor, profesorët kompensohen po në muajin dhjetor, përderisa sipas rregullores për pagat, kompensimi duhet të bëhet në muajin pasues në bazë të dëshmive për mbajtjen e atyre orëve);
Nga testimi i listave të vijueshmërisë në Universitete, kemi gjetur nëntë raste në UPz, katër raste në UKZ, ku listat e vijueshmërisë së studentëve në ligjëratë nuk vërtetohen nga personi i autorizuar i fakultetit. Mos vërtetimi i listave nga zyrtarët e autorizuar lë hapësirë për dyshim në mbajtjen e orëve nga mësimdhënësit. Duhet të theksohet që UPz, pas rekomandimit tonë, në tremujorin e fundit të vitit 2016, është angazhuar në përmirësimin e kësaj mangësie;
Nga 52 mostrat e testuara në UPz dhe UHZ, në dy raste në UHZ, dhe në gjashtë raste në UPz kemi vërejtur se profesorët nuk shënojnë fare orën e mbajtjes së ligjëratës, e disa të tjerë shënojnë vetëm fillimin e orës së mbajtjes së ligjëratës, përderisa zyrtarët përgjegjës për kalkulimin e orëve të mbajtura e bëjnë kalkulimin pa ato dëshmi; Në dy raste kemi vërejtur që profesorët nuk e kanë plotësuar në tërësi fondin e orëve të parapara për mësimdhënie, dhe të njëjtit janë kompensuar me pagë të plotë.
Në një rast profesori kishte mbajtur vetëm katër orë mësim më pak, dhe rasti tjetër profesori gjashtë orë më pak mësim, derisa kanë marrë pagën e plotë. Sipas rregullores mos mbajtja e orëve penalizohet me heqje të pjesshme të pagës. Universitetet në kuadër të MAShT-it kanë adaptuar rregulloret e veta për të ardhurat personale, bazuar në rregulloren e Universiteti i Prishtinës Nr 1/126 e nxjerrë me 27/04/2012, sipas së cilave parashohin kompensimet e profesorëve për çdo student të nivelit bachelor që paraqitet në provim, në lartësinë prej 0.60€ dhe për çdo student të nivelit master që paraqitet në provim, në lartësinë 3€. Sipas udhëzimeve aktuale në fuqi, studentët e nivelit bachelor nuk paguajnë fare për paraqitje të provimit, dhe studentët në nivelin master për çdo provim të paraqitur paguajnë nga 2.5€.
Kjo do të thotë se të hyrat e siguruara nga paraqitja e provimeve nuk i mbulojnë shpenzimet për kompensimin e profesorëve. Përveç kësaj, mbajtja e provimeve do të duhej të jetë pjesë e pandashme e detyrave të punës për të cilën profesorët e marrin pagën bazë dhe eventualisht honorarët”, thuhet në raport.
Në rastet e realizimit të punëve ndërtimore që kanë të bëjnë me ndërtimin e objekteve arsimore, Auditori thotë se për shtatë kontratat e testuara, MAShT kishte caktuar menaxheret e kontratave të cilët kanë përcjellë realizimin e punimeve, mirëpo nuk kishte caktuar edhe organin mbikëqyrës profesional i cili njëkohësisht bënë përcjelljen e investimeve kapitale dhe mbikëqyrë punët specifike të parapara në kontratë.Sipas Auditorit, procesi i ndërtimit është përcjellë të shkollave me vonesa shumëvjeçare.
“Nga 11 projektet e filluara në vitin 2009, gjashtë prej tyre janë përfunduar, dy ishin në proces të pranimit teknik, derisa në tri të tjera ende vazhdojnë punimet. MAShT nuk kishte aplikuar penale ndaj kompanive, ngase sipas tyre rrethanat e vonesave kanë qenë të dyanshme, mungesa e buxhetit, ndryshimet në specifika dhe neglizhenca e kompanive nga ana tjetër. Në procedimin e 17 pagesave të ndërlidhura me mallrat dhe shërbimet me vlerë 425,722€, ne kemi gjetur se fillimisht ishin pranuar mallrat/shërbimet dhe fatura, ndërkaq më vonë ishte bërë (zotimi i mjeteve, kërkesa për blerje, dhe urdhërblerja).
Po ashtu te tetë pagesa të investimeve kapitale me vlerë 526,249€, zotimi ishte bërë pas faturimit”, thuhet në raportin e Auditorit.Sipas Auditorit, vlera e obligimeve të papaguara në fund të vitit 2016 ishte 593,760 euro.
Kjo paraqet një pjesë të sfidës buxhetore ngase ministria kishte edhe detyrime kontingjente në vlerë 726,530 euro. Përderisa detyrimet kishin pësuar zvogëlim të konsiderueshëm, detyrimet kontingjente ishin rritur për rreth 11%. Rritja e detyrimeve kontingjente mund të afektojë buxhetin i cili është planifikuar të shpenzohet për projekte tjera.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...