Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Rektorin e UP-së, Marjan Dema, për angazhimin në punë praktike, për 200 studentë, për një periudhë tre mujore.
Reçica tha se në kuadër të bashkëpunimit të mirë me UP-në, po konkretizojmë marrëveshjen e cila do të bëjë të mundur angazhimin e 200 studentëve në punë praktike.
“Në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Agjencinë e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional, studentëve që kanë përfituar nga kjo marrëveshje ju ofrohet një mundësi e mirë që të demonstrojnë edhe në praktikë pjesën teorike të mësuar gjatë studimeve. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, jo vetëm si një premtim, por edhe në projekte konkrete”.
Ai shtoi se, me qëllim të zbutjes së papunësisë, duhet të bashkërendohen aktivitetet dhe të thellohet bashkëpunimi jo vetëm me institucionet relevante publike, por edhe me bizneset, në harmoni me nevojat e tregut të punës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...