Ministria e Arsimit: Mësimi vazhdon të mbahet edhe përmes RTK4

11:53 | 1 Tetor 2021
Arbresh.info

 

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se mësimi po vazhdon të mbahet edhe përmes video-mësimeve në RTK4.

Përmes një postimi në facebook Ministria shton: “Krahas vazhdimit të mësimit me prani në shkollë, po vazhon edhe transmetimi i video-mësimeve në kanalin RTK4, cdo ditë pune prej orës 09:00 deri 16:00 sipas orarit të përgatitur nga MASHTI. Këtu mund të gjeni edhe linkun: https://masht.rks-gov.net/…/orari-i-transmetimeve-per…      

Kujtojmë se mësimi ka filluar më 27 shtator pas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme