I njohur deri tani si Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), dhe i vetmi universitet privat në vend, më nuk do të mund ta bartë këtë titull, pasi që Ministria e Arsimit e ka degraduar atë për dy shkallë, duke ia vënë statutin e kolegjit, shkruan sot KD.
Ky titull i vënë AUK-ut, përfundimisht është sqaruar me një vendim mbi licencimin e tij të marrë në fund të muajit mars nga Ministria e Arsimit.
Në këtë vendim, një kopje të të cilit e ka edhe “Koha Ditore”, shihet se AUK-u i deritashëm është licencuar vetëm për studime të nivelit bachelor, dhe atë në kohëzgjatje prej vetëm një viti akademik.
Aktet ligjore për arsimin e lartë në Kosovë njohin bartës privatë të këtij niveli që nga shkalla e universitetit, ku duhet të ofrohen studime të doktoraturës në së paku pesë fusha studimi me të diplomuar në to, pastaj kolegj universitar, ku ofrohen studime të doktoratës në së paku 3 fusha të studimeve me të diplomuar në to, dhe tek pastaj vjen grada si kolegj, ku tashmë është ranguar AUK-u.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja