Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të rolit të prindërve në sistemin arsimor në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për përfshirjen sa më të madhe të prindërve në menaxhimin e shkollës, e gjithashtu edhe në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Po ashtu, është biseduar edhe rreth çështjes së organizimit të ekskursioneve të nxënësve, në mënyrë që ato të përmbushin rolin e tyre edukativ-arsimor.
Ministri Bytyqi dhe kryetari Reshiti u dakorduan që të organizohet një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohen më në hollësi temat e lartpërmendura.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...