Ministri i Arsimit nuk shkon në Komision për të raportuar për vendimin e KSHC

13:25 | 22 Korrik 2019
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi nuk ka shkuar në Komisionin për Arsim për të raportuar për vendimin e Këshillit Shtetëror të cilësisë për mos akreditimin e tre universiteteve publike dhe katër universitete private.

Kryesuesi i këtij komisioni Ismajl Kurteshi ka thënë se në komision është ftuar edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj për të diskutuat por as ai nuk ka ardhur.

Komisioni është duke vazhduar mbledhjen me pika tjera të rendit të ditës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme