Ministri dhe sekretari me vendime kundërthënëse rreth kolegjeve private

06:43 | 7 Maj 2015
Arbresh.info

Legalizimi i punës së institucioneve private të arsimit të lartë ka sjellë së fundmi kundërthënie të mëdha midis shefave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT), shkruan sot KD.

Tri vendime për licencimin e kolegjeve private, të marra në të njëjtën ditë nga sekretari i përhershëm i Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj, janë shfuqizuar po ashtu brenda një dite nga kreu i kësaj Ministrie, Arsim Bajrami.

Në të gjitha këto vendime, kopjet e të cilave i ka “Koha Ditore”, shihet se ministri Bajrami dhe sekretari i përhershëm i Ministrisë, Dakaj, kanë reflektuar qasje kundërthënëse me njëra-tjetrën nëse ato duhet të licencohen apo jo.

Fjala është për tri kolegjet private: Kolegji “Biznesi” – dega në Vushtrri, pastaj “Kolegji Evropian i Kosovës” – në Prishtinë, si dhe “Kolegji i Menaxhmentit Internacional – Globus”, dega në Podujevë, të cilat i ka licencuar sekretari Dakaj përmes vendimeve të veçanta, të marra brenda një dite, nga fundi i muajit mars të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme