Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema me të cilin ka biseduar për gjendjen në universitetin më të madh publik në vend.
Me këtë rast, rektori Demaj, pasi që i ka uruar detyrën Ministrit, ka folur për të arriturat dhe vështirësitë që hasen gjatë punës në Universitet, ndërsa është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, në mënyrë që reformat të ecin përpara.
Ndërsa, ministri Bytyqi theksoi se me të marrë detyrën është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë, e sidomos me Universitetin “Hasan Prishtina, pasi që ky universitet e bartë barrën kryesore të arsimit të lartë në vend.
Ministri Bytyqi theksoi se Universiteti i Prishtinës ka kapacitete të mëdha, me të cilat mund të ndihmojë edhe Ministrinë e Arsimit, por edhe arsimin në përgjithësi, prandaj kërkoi nga rektori Demaj që në bashkëpunim me Ministrinë të përdorin në mënyrën më të mirë potecncialin akademik të Universitetit.
“Kjo rini ka nevojë për arsim kualitativ. Ne e kemi obligim që të ofrojmë këtë dhe kush më mirë se Universiteti mund t’i prijë debatit për zhvillimin e arsimit”, theksoi ministri Bytyqi.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll