Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtarë të MAShT, po merr pjesë në Konferencen dyditore “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”.
Në ditën e parë të Konferencës, ministri Bytyqi dhe ministrat tjerë të arsimit të Ballkanit Perëndimor, do të diskutojnë për zhvillim të politikave rajonale, prioritetet për bashkëpunim rajonal, ngritjen e kapaciteve hulumtuese dhe inovative, reformat në arsimin e lartë, ngritjen e kapaciteteve për hulumtim në vendet e Balkanit Perëndimor dhe ndikimin që ka programi ERASMUS + në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa, në ditën e dytë do të diskutohet për mobilitetin inter dhe intra rajonal.
Ministri Bytyqi, e ka vlerësuar pjesëmarrjen në Konferencë si shumë të rëndësishme, fillimisht për integrimin ndërkulturor të vendeve brenda platformës, pastaj krijimin e mundësive të reja për studentët tanë për përfitimin e bursave, me qëllim studimi jashtë vendit, rritjen e bashkëpunimit në mes të rinjve dhe hedhjen e një hapi përpara drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të Konferencës po festohet dhe 30 vjetori i themelimit të Programit ERASMUS +. Në kuadër të kësaj komponente, Komisioneri evropian per edukim, kulturë, rini dhe sport, z. Tibor Navracsisc, përshëndeti anëtarësimin e Kosovës në programin ERASMUS + dhe bëri thirrje për vendet anëtare që të angazhohen për shfrytëzimin e fondeve të BE-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...