Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, mori pjesë në aktivitetin “Ora e Kodimit”, në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku së bashku me nxënësit zbatoi në praktikë, mësimin e kodimit të programeve në internet.
Qëllimi i këtij aktivitetit është nxitja e mësimit të shkencave kompjuterike te të rinjtë e vendit tonë, ndërsa nga data 5-13 dhjetor, po aplikohet në praktikë në 5 shkolla të Kosovës.
Me këtë rast, Bajrami, është shprehur se, me “Orën e Kodimit” po fillon një epokë e re. “
“Po jetojmë në epokën e gjeneratës së internetit, teknologjive, gjeneratës së ndërrimit të mentalitetit në shkolla, sepse shkolla jonë tani do të jetë shkollë digjitale”.
Përmes kodimit, tha ministri, do të krijomë shumë programe dhe shkollën tonë do ta bëjmë një istitucion ku përmes internetit do ta shohim se sa e vogël është bota dhe se si ne do të mund t’i qasemi botës dhe teknologjive të reja.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...