Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës, me të cilët ka biseduar për mundësitë dhe modulet e formimit të Kolegjiumit, si një organ konsultativ, transmeton Gazeta Express.
Ky Kolegjiumi cili përbëhet kryesisht nga rektorët e universiteteve do të shqyrtoj çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me harmonizimin e pikëpamjeve rreth kaheve të zhvillimit të politikave të Arsimit të Lartë.
Ndryshe, ky organ konsultativ i rektorëve , do të merret edhe me koordinimin dhe harmonizimin e politikave të arsimit të lartë edhe në nivel kombëtarë, si dhe format e bashkëpunimit të ndërsjellë .
Ministri Bajrami e vuri në theks rëndësinë e organizmit të një organi të nivelit të lartë konsultativ i cili do të adresoi një sërë çështjesh me interes dhe ku rektorët do të paraqisnin sfidat dhe të arriturat, njëkohësisht do të shtronin nevojën për ndryshime eventuale në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe imazhit të Arsimit të Lartë në Kosovë.
Bajrami po ashtu tha se, është e nevojshme që universitetet të fokusohen në reduktimin e profileve të ndryshme studimore dhe të ofrojnë programe të cilat ndërlidhen me nevojat e tregut të punës.
Në këtë takim u fol edhe për procesin e akreditimit të programeve të reja, si dhe për përgatitjen e konkurseve për pranimin e studentëve për vitin e ri akademik.
Ministri Bajrami, me këtë rast ka insistuar që rektorët të jenë të përpiktë në këtë proces, ku edhe do të përcaktohen kuotat e pranimit të studentëve nga viset tjera shqiptare.
Iniciativa e ministrit Bajrami për themelimin e Kolegjiumit të Rektorëve, u përkrah nga rektorët e pranishëm, të cilët e vlerësuan pozitivisht , njëherësh u zotuan se do të jenë bashkëpunues dhe konstruktiv , me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...