Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami i shpreh ngushëllime familjes Sfishta për ndarjen nga jeta të mësuesit Shaban Sfishta.
“Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësuesit Shaban Sfishta. Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një mësues të veçantë. Ishte i veçantë, sepse përveç që ishte i palodhshëm në arsimimin e shumë gjeneratave, mësuesi Shaban ia fali pagën e tij shtetit për gati 18 vite. Prandaj, mësuesi Shaban Sfishta do të mbetet në historinë e arsimit shqip edhe me një vepër që e dallon nga të tjerët. Personaliteti i tij do të jetë frymëzues për gjeneratat që vijnë, sepse ta duash vendin si mësuesi Shaban, është një vlerë e lartë! Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale