Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë, ku do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.
Ministri Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, Jonuz Musliu. Po ashtu, ministri do të vizitojë edhe Komunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë.
Më pas, ministri Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune.
Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media
Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatik...
Prishtina përforcohet me ish-lojtarin e Euroligës, Rashid Ma...
Drejtuesi i së djathtës ekstreme në Austri merr mandatin për...
Vizitoi kryepeshkopin Anastas në spital, Mitsotakis: Lutemi ...
LVV: 118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një