Google ADS

Ministri Bajrami kërkon të zgjedhet sa më shpejt rektori i UP-së

14:40 | 16 Mars 2016
M. A.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka bërë thirrje Këshillit Drejtues të UP’së që ta zgjedhë sa më shpejt rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës në mënyrë që gjendja në universitet të stabilizohet.

Ministri Bajrami ka vlerësuar se zgjedhja e rektorit do të duhej të bëhej nga anëtarët vendorë të Këshillit Drejtues ndërsa ka hedhur poshtë arsyetimet dhe fajësimet ndaj anëtarit ndërkombëtar.

“Rektorin duhet ta zgjedhin anëtarët vendorë, duhet të ndihen më përgjegjës dhe mos ta gjuajnë fajin te një personalitet i shquar i cili edhe nuk është zgjedhur për të ardhur në Prishtinë por është zgjedhur për të lobuar nga Vjena për pranimin tonë në Bolonjë”, tha ministri Bajrami.

Këto deklarata, ministri i ka bërë në konferencën e mbajtur pas nënshkrimit të memorandumit bashkëpunues ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Odës Ekonomike të Kosovës, shkruan Kallxo.com .

Ky memorandum fokusohet në punësimin e të rinjve që studiojnë apo mësojnë në arsimin profesional nëpërmjet bashkpunimit me bizneset.

Bajrami ka vlerësuar këtë memorandum si ndihmë për profesionalizimin e nxënësve dhe studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Anëtarët e KD të UP-së dështuan para dy javëve që ta zgjedhin rektorin për shkak se asnjë nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme ndërsa këtë javë është shpallur konkursi i ri për rektor.

Njëri nga anëtarët e këtij këshilli, një ditë më pas, fajësoi ministrin Bajrami dhe anëtarin austriak të këtij organi për këtë dështim, për shkak se Sigurd Hoellinger nuk ishte i pranishëm në votim.

Vetë Hoellinger kishte hedhur poshtë këto akuza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme