Shqipëri – Ministria e Arsimit vendosi të rikthejë në detyrë 28 mësuesit e shkollës së Hotolishtit, duke i hapur rrugën nisjes së vitit të ri mësimor edhe në këtë shkollë.
Grupi i inspektimit të MAS u komunikoi vendimin 28 mësuesve pas 4 orësh qëndrimi në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Librazhdit. Vendimi rikthen menjëherë në vendet e punës mësuesit e Hotolishtit, të cilët kanë nisur detyrën që ditën e sotme.
Mësuesit e pushuar nga puna dhe ata të cilët ishin transferuar protestuan të martën pranë Drejtorisë Arsimore të Librazhdit. Të mbështetur nga Sindikata e pavarur e Arsimit dhe Federata Sindikale e Arsimit dhe Shkencës, ata kërkuan rikthimin në punë.
Kryetari i Federatës Sindikale të Arsimit dhe Shkencës, Xhaferr Dobrushi e cilësoi shkollën e Hotolishtit një rast të paprecedent, ku i gjithë stafi është larguar.
Rasti i shkarkimit të të gjithë mësuesve të shkollës së mesme në Hotolisht të Librazhdit është bërë objekt debati edhe në mbledhjen e komisionit parlamentar për arsimin dhe median, ku ishte e ftuar ministrja Lindita Nikolla. Deputetët kërkuan shpjegime për rastet e emërimit dhe shkarkimit të mësuesve, ndërsa ministrja Nikolla u shpreh se institucioni që ajo drejton kishte nisur inspektimet./tch/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...