Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës sot ka filluar viti i ri shkollor 2015/2016. Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka vizituar nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet me ç’rast ka sqaruar se përveç në dhjetë shkolla që ende nuk ka filluar mësimi, në të gjitha shkollat tjera procesi ka filluar për së mbari.
Sipas ministrit edhe në shkollat që sot nuk ka filluar mësimi, kjo do të ndodhë më 15 shtator për shkak se punimet ende nuk kanë përfunduar.
Ministri Bajrami u premtoi të gjithë qytetarëve të Kosovës që do të krijojnë shkolla cilësore dhe që fëmijët e tyre do të gëzojnë një mësimdhënie moderne.
Bajrami tha se do të bëjnë ndryshime rrënjësore nga shkollimi klasik do të kalojnë në atë modern, me ç’rast do të pajisen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me laptop dhe tabletë që të mësojnë në mënyre digjitale, gjë e cila do të jetë më e lehtë edhe për fëmijët sepse nuk do të kenë nevojë që t’i marrin të gjitha librat në shkollë.
“Sot në gjithë Republikën e Kosovës ka filluar një vit i ri shkollor, jemi të vendosur që ky të jetë vit i kthesave, e kemi shpall këtë vit dhe po e nisim me moton ‘Të krijojmë shkolla cilësore’, shkolla që do të sigurojnë një mirëqenie të përgjithshme familjare, shoqërore dhe shtetërore. Ne iu premtojmë të gjithë prindërve të gjithë qytetarëve të Kosovës që ne mundemi të krijojmë shkolla cilësore që t’iu japim një mësimdhënie moderne. Sivjet fillojmë tranzicionin nga shkolla klasike në shkollë moderne , do të zbatojmë pilotimin e mësimdhënies elektronike, digjitale dhe do të fillojmë t’i pajisim nxënësit dhe mësimdhënësit më laptop dhe tabletë dhe me format tjera që ata të fillojnë me mësimin elektronik dhe jemi të përgatitur sepse e kemi vendosur një sistem të përgatitjes së performancës së nxënësve dhe mësimdhënësve” , tha Bajrami.
Ministri gjatë vizitës në shkollën fillore “Faik Konica” ishte i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim në komunën e Prishtinës Arbërie Nagavci.
Ajo tha se synim kryesor i tyre si drejtori komunale, është ngritja e cilësisë së arsimit në komunën e Prishtinës.
Kjo sipas saj ka filluar me ç’rast ka përmendur mësimin gjithë ditor në tri shkolla të kryeqytetit.
“Cilësia e arsimit është një ndër synimet tona kryesore dhe jemi fokusuar si drejtori komunale, dhe si qeverisje komunale që të investojmë, jo vetëm në infrastrukturë fizike, por edhe të asaj legjislative nëpër shkolla. Ne kemi aktivitete konkrete nëpër shkollat tona, ashtu siç e dini në 3 shkollat, në shkollën ‘Faik Konica’, në Shkollën model dhe në shkollën ‘Afrim Gashi’ po fillojmë me mësimin tërë ditor… Dhe një projekt tjetër që po presim ta përfundojmë gjatë këtij viti është edhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve, i bazuar edhe në vlerësimin e performancës” tha Nagavci.
Fëmijët shkollar? ? sot ndiheshin shumë të gëzuar për fillimin e vitit të ri shkollor teksa merrnin librat që ua jep Qeveria e Kosovës. Ndërsa ministri Bajrami iu premtoi për kushte të mira dhe për mësimdhënës me performancë të lartë me qëllimin që këta fëmijë të mësojnë dhe të arrijnë shumë në jetën e tyre.
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...