Mësimdhënësit kanë vendosur të harrojnë shujtën për një kohë. Edhe pse kjo ishte një kërkesë e kahershme e tyre, tashmë është lënë anash.
Kjo për shkak se ata i frikohen vendimit të Ministrisë së Arsimit që në të gjitha shkollat e vendit të punohet me orar tetë orësh. Një praktikë të tillë e ka filluar edhe Komuna Prishtinës në dy shkolla fillore.
Këtë e bëri të ditur për Tribuna Channel, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
“T’ju them të drejtën edhe për shikuesit tuaj çështjen e shujtës nuk e kemi problematizuar për momentin ngase dihet buxheti i Kosovës ngase edhe nga miqtë tonë ndërkombëtarë na është thënë që këtë çështje ta lëmë për më vonë ngase nëse ne insistojmë shumë në këtë çështje, atëherë shteti ka të drejtë të insistojë që në këto kushte që nuk janë fare kushte t’i ndal mësimdhënësit tetë orë në punë”, tha Jaharaj.
Duke folur pikërisht për kërkesat e mësimdhënësve dhe grevën e paralajmëruar në fund të këtij muaji, Jasharaj deklaroi se greva nuk mund të përjashtohet.
Ai tha se opsioni i grevave është i hapur pasi që nga prilli e këndej mësimdhënësit e Kosovës dhe të punësuarit e tjerë në arsim nuk e gëzojnë pensionin e punës që është 140 euro por e gëzojnë një pension apo një ndihmë sociale në vlerë prej 75 euro.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...