Paralajmërimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami për organizimin e “testit të performancës” për të gjithë mësimdhënësit e nivelit para-universitarë gjatë muajit tetor, këta të fundit po e kundërshtojnë fuqishëm.
Përfaqësuesi i mësimdhënësve, Rrahman Jashari, ka thënë se SBASHK-u është kundër këtij testi, pasi sipas tij, një testim i tillë i mësimdhënësve është degradim i diplomës dhe karrierës së tyre.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur se mjaft janë bërë eksperimente me mësimdhënës.
“Ne e kishim një takim më 4 korrik me ministrin dhe debatuam çështje dhe disi u pa edhe në atë takim se tek ai anonte shumë më tepër problemi i testit me shkrim se sa kërkesat tona që i kemi shtruar edhe me shkrim edhe për të cilat ishte njoftuar dhe të them të vërtetën kur erdhi çështja tek ajo pikë u ngritën tensionet ngase mësimdhënësit e Kosovës, gjegjësisht SBASHK-u, është kundër një testi të tillë sepse nuk aplikohet në shtet që kanë arritje të larta në arsim. Ne kemi kontakte e vizita tek ta, vet ideja për test shtron shumë pyetje dhe karshi këtyre pyetjeve, SBASHK-u, e konsideron si tendencë me apo pa dashje për degradimin e personalitetit të mësimdhënësit, për degradimin e diplomës dhe unë po them nëse në Kosovë, pas luftës është bërë eksperiment me dikë më së shumti janë bërë me arsimin dhe vazhdimisht kanë dalë të këqija”, është shprehur Jashari.
Ai ka përmendur se në të kaluarën janë organizuar edhe trajnime tjera të ngjashme të cilat nuk kanë pasur sukses.
“Po them, dikur i kanë obliguar të shkojnë për module të kompjuterëve dhe pastaj në shkollë nuk e kanë gjetë asnjë kompjuter dhe dihet ato njohuri pastaj gradualisht harrohen, pastaj i kanë obliguar të gjithë ata që nuk e kanë pas, gjegjësisht deri në moshën 65 vjeçare të shkojnë në rikualifikim dhe kanë pas tre semestra me një semestër për punë praktike dhe për diplomë dhe pastaj kanë pas 18 provim edhe temën e diplomës dhe tash ministri del me idenë për test dhe në këtë mënyrë po kuptohet se të gjitha këto po hudhen poshtë dhe i them ministrit nëse cilësia në arsim nuk është e mirë ka zgjidhje tjera”, ka thënë ai.
Por ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se do t’ua heq dilemat secilit mësimdhënës që nuk është i gatshëm për këtë test.
Sipas Bajramit, ky test është në interes të tyre dhe nuk ka të bëjë me matjen e njohurive apo kontestimin e diplomave të tyre.
“Do ta takoj secilin mësimdhënës që ka dilema, secilin drejtor dhe do ta bindi se ky është një interes të tyre, ky nuk është një test i vlerësimit të njohurive të mësimdhënësve, askush nuk e konteston diplomën e mësimdhënësve, ky është një vlerësim kombëtar i performancës së përgjithshme të sistemit arsimor dhe i vendimmarrjes së nevojave për investime në trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës sepse ne e kemi ndërtuar një sistem ku mësimdhënësi ndërton karrierën gjatë gjithë jetës, fillon me një pozitë dhe avancohet, avancohet jo vetëm me gradë të mësimdhënësit por edhe me pagë edhe me politikat e licencimit, do t’i heqim keqkuptimet që aty-këtu po dëgjohen, qëllimet janë jashtëzakonisht të mira, qëllimet janë jashtëzakonisht pozitive, për të stimuluar dhe për të mbrojtur dhe për të afirmuar pozicionin e mësimdhënësit që është edhe një profesion i shenjt, do t’i heqim ato keqkuptime, nuk do të nxitohemi, ky nuk është një proces i mosbesimit ndaj mësimdhënësve apo një llojë fushate por ky është një proces shumë i përgjegjshëm për përmirësimin e sistemit arsimor”, ka deklaruar Bajrami.
Ministri u shpreh se nuk mund të kërkohet çdoherë vetëm nga nxënësit që të rritet cilësia në arsim por sipas tij duhet të bëhemi vetëkritik dhe të shihet se çka mësimdhënësit mund të bëjnë më shumë.
Reagimet e mësimdhënësve për bojkotimin e testit kanë ardhur pasi ministri Bajrami kishte deklaruar para një kohe se MASHT do ta organizojë një test kombëtar të performancës gjatë muajit tetor, ku të gjithë mësimdhënësit do t’i nënshtrohen këtij testi në mënyrë që të shihet gjendja në arsim.
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...
Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmo...