Google ADS

Mediat serbe: Universiteti i Prishtinës ankohet përsëri

14:52 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pavarësisht që Gjykata e Apelit në Prishtinë ka konfirmuar vendimin se hapësira me katër hektarë sipërfaqe rreth Tempullit të kishës i përket Kishës Ortodokse serbe, Universiteti i Prishtinës ka ngritur akuzë të re kundër këtyre vendimeve të gjykatës, transmeton arbresh.info nga gazeta “Vecernje novosti”.

Ndërkaq për këtë çështje ka folur edhe Esat Kelmendi,sekretari i përgjithshëm i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ku ka thënë se kjo çështje do të rishikohet prej fillimit në proces gjyqësor.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit ka vendosur që toka ku gjendet Kisha Ortodokse i takon kësaj të fundit e jo Universiteti të Prishtinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme