Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të këtij universiteti që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 17 majit, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për dy vitet e ardhshme në Këshillat Studentore dhe në Parlamentin Studentor.
Sipas një komunikate të Universitetit “Ukshin Hoti”, Vataj ka thënë se është obligim i secilit student që të kontribuojë në këtë proces demokratik që zhvillohet në UPZ për organet përfaqësuese të studentëve.
Ai ka thënë se është shumë me rëndësi për studentët se kush do t’i përfaqësojë, ata edhe në Këshillat e Fakultetit dhe në Senatin e Universitet, ku studentët i kanë përfaqësuesit e tyre.
“Vota e tyre në këto organe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje në universitet andej është shumë me rëndësi që të zgjedhën studentët më të mirë dhe që sigurojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të studentëve. Unë personalisht jam i angazhuar që procesi të jetë sa më transparent ku do të respektohet vullneti i studentëve. Njëkohësisht kam kërkuar nga KQZ, si garantuese e procesit, që të kujdeset maksimalisht për organizimin e zgjedhjeve komfor rregullave në fuqi. Organizatat studentore dhe studentët e angazhuar në këtë proces mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Më 17 Maj 2016 kur do të votohet do të festojmë të gjithë”, ka thënë Vataj.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...