SBASHK njofton se i ka dërguar shkresë zyrtare Ministres Arbërie Nagavci duke e njoftuar për grevën paralajmëruese një orëshe të 12 majit, por edhe për veprimet tjera shumë më radikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit nëse Qeveria vazhdon të hesht ndaj kërkesave legjitime të SBASHK-ut.
“SBASHK-u i ka kujtuar Ministres Nagavci se Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, si organi më i lartë mes dy Kongreseve, në mbledhjen e mbajtur më 28.04.2022 duke analizuar situatën aktuale e duke vlerësuar se Qeveria, edhe pas premtimeve se do të ketë dialog përmbajtjesor, nuk bëri as edhe një hap konkret, vendosi të mbaj Grevë Paralajmëruese njëorëshe me datën 12.05.2022 në të gjithë sektorin e arsimit, që nga çerdhet e deri edhe në Universitete, duke mos përjashtuar edhe veprime më radikale pas kësaj date nëse Qeveria nuk i qaset drejt dialogut me SBASHK-un. Po në këtë shkresë, SBASHK i ka ripërsëritur kërkesat e anëtarësisë që Qeveria të vazhdojë me shtesën në pagë prej 100 euro për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e SBASHK, të fillojë zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, Ligji nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nën paragrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e sigurisë pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999 dhe formimi i komisionit, i cili do të ulet ne tavolinën e negocimit me SBASHK-un që të gjej zgjidhje për kërkesat drejtuar Qeverisë së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e SBASHK.
Tutje nga kjo sindikatë thonë se ftojnë Ministren Nagavci për angazhim dhe takime me përfaqësuesit e SBASHK-ut për të debatuar shtruar për gjithë këto çështje, për ta informuar edhe për protestën e 20 majit e për t’u angazhuar bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjet e ngritura.
“SBASHK apelon te të gjithë anëtarësia që të bëjnë përgatitjet e duhura për pjesëmarrje masive në protestën e 20 majit bashkë me sindikalistët nga sindikatat tjera anëtare të BSPK-së duke uruar që Qeveria të ofroj zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona legjitime e për të mos pasur nevojë që të fillohet me grevën e përgjithshme në tërë sektorin arsimor”, përfundon njoftimi i SBASHK./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...