Mbyllja e Qendrës së Studentëve, përkatësisht e konvikteve të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, po paraqet problem për studentët, të cilët edhe gjatë muajit korrik duhet t’iu nënshtrohen provimeve.
Derisa studentët ankohen për neglizhencë nga ana e Qendrës së Studentëve lidhur me këtë problematik, këta të fundit pohojnë se mundësia të cilët ata ia kanë ofruar studentëve për të qëndruar edhe në pjesën e parë të korrikut tash e dy vite nuk po përdoret nga këta të fundit.
Drejtori i Qendrës së Studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fatmir Sfishta tha për KosovaPress se institucioni që ai drejton përkundër faktit që nëntë muaj ofron akomodim për të gjithë studentët që udhëtojnë nga vende të ndryshme të Kosovës, menaxhmenti i QS ofron edhe akomodim me pansion. Mirëpo kjo, sipas tij, ndodh atëherë kur ka më shumë se 70 studentë të interesuar për këtë shërbim, pasi që interesimi prej vetëm 24 studentëve paraqet vetëm shpenzime.
Sfishta thotë se do të duhej në të ardhmen të ketë koordinim në mes të rektoratit dhe njësive akademike në mënyrë që studentët të mos humbasin dhe të mos mbesin të dëmtuar nga mbyllja e konvikteve.
Në anën tjetër studentët, për dallim nga drejtori Sfishta, thonë se nuk janë të informuar sa i përket mundësisë që të qëndrojnë në konvikte edhe në pjesën e parë të korrikut.
Qendra Studentore fillon së funksionuari nga 1 tetori dhe përfundon me 30 qershor, ndërsa në kuadër të kësaj qendre janë 7 konvikte të cilat kanë kapacitet për të pranuar 3600 studentë.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...